“Dy fëmijë janë sot në jetë falë aktit të këtij djali të jashtëzakonshëm”- Meta shkruan për vrojtuesin e plazhit Robert Ndreca: Heroi i heshtur i ditëve të zakonshme

125
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka kushtuar një postim vrojtuesit të plazheve Robert Ndreca, i cili pak ditë më parë shpëtoi nga mbytja në Shëngjin dy fëmijë.

“Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë simbol frymëzues të sakrificës dhe dashurisë për jetën në emër të vlerave më të larta humane“, shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTE

ROBERT NECAJ, HEROI I HESHTUR I DITËVE TË ZAKONSHME! 🙏

Dy fëmijë janë sot në jetë falë aktit të këtij djali të jashtëzakonshëm, që edhe pse pa i njohur, luftoi me dallgët, duke rrezikuar jetën e vet, për t’i shpëtuar.

Të tre sot janë mes nesh dhe ky është një lajm i mrekullueshëm.

Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë simbol frymëzues të sakrificës dhe dashurisë për jetën në emër të vlerave më të larta humane.