Dy aksidente në pak minuta në Tiranë, plagosen 60-vjeçari dhe një fëmijë

171
Sigal

Dy aksidente janë shënuar brenda pak minutash në Tiranë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre një fëmijë. Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja”, ku mjeti kamion me drejtues shtetasin me inicialet E. K., rreth 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, rasti i dytë ndodhi rreth orës 14:15 , tek rrethrrotullimi i “Komunës Parisit”. Mësohet se mjeti me drejtuese shtetasen me inicialet S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., rreth 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.