Dy aksidente në autostradë, bllokohet qarkullimi

339
Sigal

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës.

Disa makina janë përplasur pa ardhur ende tek QTU-ja, duke sjellë edhe probleme në qarkullimin e mjeteve.

Mësohet se aksidentet kanë ndodhur në një distancë prej 1 kilometër nga njëri-tjetri.

Dëmet materiale janë të shumta, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Si shkak i aksidenteve janë bërë rradhë të gjata trafiku, pasi shumë pushues kthehen dhe nga plazhi.