Durrsaku lutet në televizion: Dua të shes veshkën për fëmijët, s’kam me çfarë t’i rris!

539
Një telefonatë aspak e zakontë ka mbërritur sot në emisionin “Aldo Morning Show”, ku një 40-vjeçar tha, se kërkon të shesë një veshkë për të ndihmuar fëmijët e tij, të jetojnë një jetë më të mirë. Leonardi nga Durrësi tha, se më parë ka punuar në një karburant, por tashmë është i papunë.

“Unë nuk kam njeri, kam dy vëllezër që nuk flas me ta, prindërit më kanë vdekur. Pas vdekjes së prindërve filluan konfliktet me vëllezërit. Nuk është e mundur të pajtohem me vëllezërit, gjestet që kanë bërë më bëjnë të mos e ul kokën, ata jetojnë në Greqi”, tha 40-vjeçari.

Ndërkohë drejtuesi i emisionit nuk ka pranuar në mënyrë kategorike të ndihmojë Leonardin “nuk mund të bëhem sekser i këtij veprimi, është shumë i rëndë”, tha Aldo.

“Jam Leonardi nga Durrësi, 40 vjeç, jam i papunë. Kam punuar në karburant dhe tani jam i papunë. Tani po bëj një tip reklame për të shitur një veshkë, jam gati ta jap për fëmijët e mi që të kenë një jetë sa më të mirë. Prindërit për fëmijët mund të bëjnë gjithçka, dua të rregulloj jetën e fëmijëve të mi. Unë kam punuar kamarier, banakier këto punë kam bërë gjithë jetën. Unë jam i divorcuar, nuk dua, as grua, asgjë. Nëse interesohet dikush për veshkë, të më telefonojë. Fëmijët e kanë mamanë, por asaj nuk i intereson. Kam bërë përpjekje që ajo të bëjë kontributin e vet, por është e pamundur”, tha Leonardi.
Sigal