Durrsakja tenton vetëvrasjen në liqenin e Fierzës, e shpëton mrekullisht një qytetar

547
Një grua në kushte të rënda psikologjike ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga Ura e Drinit të Zi drejt e në Liqenin e Fierzës.
Ngjarja ka ndodhur këtë të premte. Gruaja me inicialet Z.S, 48 vjeçare dhe banuese në Durrës është hedhur nga ura, por në ato momente një kalimtar i rastit ka parë të gjithë skenën dhe ka mundur që të nxjerrë nga uji i liqenit gruan. Fatmirësisht 48 vjeçarja ka mundur t’i shpëtojë hedhjes dhe aktualisht është shtruar në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak.
Më datë 16.02.2018, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” është hedhur në liqenin e Fierzës, shtetësja Z.S., rreth 48 vjeçe, banuese në Xhaf-Zotaj, Durrës.
Në momentin që shtetësja është hedhur nga ura, është parë nga një qytetar i cili ka bërë të mundur nxjerrjen e shtetases Z.S nga uji.
Shtetësja Z.S., po merr mjekim në spitalin e Kukësit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet që shtetësja vuan nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.
Sigal