Durrësi përfshihet nga furtuna, deti 7 ballë, pezullohet lundrimi (Video)

536
foto ilustruese
Sigal

Durresi përfshihet nga moti i keq. Era e fortë po krijon situata në qytet. Ndërkohë që forca e detit ka arritur deri në shtatë ballë. Për pasojë, kapiteneria ka urdhëruar sektorin e peshkimit të pezulloj aktivitetin deri në përmiresim të kushteve klimaterike. Sipas kapitenerisë së përgjitheshme, bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 38 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla bufort.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritjen e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thotë në njoftimin e saj kapiteneria.