Durrës/ Zjarr në një apartament, marrin flakë orenditë shtëpiake

311
Sigal

Zjarr në një pallat 5 katësh në lagjen nr.5 në Durrës.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një apartament në katin e dytë.

Persona nga vendngjarja bëjnë me dije për “DurrësLajm” se zjarri në banesë ka shpërthyer pasi e zonja e shtëpisë ka ndezur dushin.

Burimet thonë se kanë marrë flakë edhe disa prej orendive shtëpiake, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.