Durrës/ Rrjedhje gazi nga cisternat në Porto Romano, banorët vendosen në alarm, evakuohet shkolla

93
Sigal

Ditën e sotme në cisternat e gazit në zonën e Porto Romanos në qytetin e Durrësit janë regjistruar disa rrjedhje të gazit natyror.

Sipas raportimeve banorët e zonës janë vënë në alarm dhe i tremben rrezikut të mundshëm nga rrjedhjet.

Sakaq, ende nuk është bërë i ditur shkaku zyrtar i rrjedhjeve nga cisternat, ndërsa është ndërprerë mësimi në shkollën Met Hasa pranë zonës së rrezikuar.

Ka pasur konflikte të vazhdueshme mes disa banorëve të zonës dhe fabrikës që përpunon gaz të lëngshëm, pasi ky incident ndodh për herë të dytë dhe po ashtu përpunimi ka shqetësuar këta të fundit vazhdimisht.