Durrës, pranga dy të rinjve, u kapën “mat” duke vjedhur rroba në qendrën tregtare

457
Sigal

Policia ka arrestuar dy persona nën akuzën e vjedhjes në qytetin e Durrësit. Shtetasit Shkëlqim Durmishi, 19 vjeç, banues në Kukës dhe minoreni K.J. 15 vjeç, banues në Fushë –Krujë u arrestuan në flagrancë ditën e djeshme.


Sipas policisë, dy të rinjtë ishin duke vjedhur rroba në një qendër tregtare në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit. Qendra tregtare ishte në pronësi të shtetases A.S, 26 vjeç, banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme