Durrës/ Me armë në brez, arrestohet 28-vjeçari

316
Sigal

Qarkullonte me armë zjarri dhe mbante me vete dhe lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar me precedent të mëparshëm penal.

Polcia thotë se K. B., 28 vjeç, banues në Durrës, është i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë

Ja njoftimi i plotë:

Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri dhe mbante me vete dhe lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K. B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në afërsi të muzeumit, mjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin K. B. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë “TT”, me një karikator me fishekë, si dhe një sasi pres 17.5 gr lëndë narkotike e llojit marijuanë, të cilat u sekuestruan në  cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.