Durrës/ Ja ku ishin fshehur 49 kilogramë kokainë në konteinerin me banane nga Ekuadori

248
Sigal

Zbulohet se ku ishin fshehur 49 kilogramë kokainë në konteinerin me banane nga Ekuadori që destinacion kishte pikërisht firmën e babait të Arbër Çekajt, Selim Çekaj në Maminas.

Droga ishte fshehur në një pjesë metalike të konteinerit, madje policisë i janë dashur edhe pajisje për ta çarë.

Sasia nuk ishte fshehur mes frutave, por në këtë pjesë të ndërmjetme.

Ndërkohë rezulton se Selim Çekaj banonte në zonën e Saukut në Tiranë.

Pas tre vitesh, familja çekaj përfshihet sërish në të njëjtën skemë të transportit të kokainës nga Ekuadori në Shqipëri.