Durrës/ Digjet një makinë me targa italiane pranë portit

726
Sigal

Një automjet tip Ford “Focus” është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrje të qytetit bregdetar të Durrësit. Mjeti ka qenë i parkuar pranë rreth-rrotullimit në kahun e hyrjes për në portin detar.

Pak kohë pas parkimit nga drejtuesi i tij, mjeti është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.

Mjeti ka qenë me targa italiane dhe paraprakisht mësohet se është në pronësi të një emigranti shqiptar.