Durrës, arrestohet 52-vjeçari, premtonte punësim kundrejt shumës 3000 €

479
Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor, kanë bërë të mundur arrestimin e një 52 vjeçari nën akuzën e mashtrimit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Bardhyl Xhakollari, 52 vjeç, banues në Durrës, pasi i kishte premtuar shtetasit D.B.37 vjeç,banues në Durrës, se do ndërhynte për të punësuar bashkëshorten e tij si mësuese, kundrejt pagesës prej 3000 euro. 
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”për veprën penale”Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sigal