Durrës, arrestohet 22-vjeçari, plagosi me armë babanë

506
Sigal

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një
22-vjeçar pasi ka plagosur me armë zjarri babanë e tij.

Burime nga
policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Mardit
Mona, 22 vjeç, banues në Durrës.

Për motive të
dobëta, Mona ka plagosur me armë zjarri në këmbë babanë e tij, shtetasi me
iniciale N.M, 51 vjeç. Sipas policisë, 22-vjeçari është person me precedentë të
mëparshëm penalë.