Durrës, 1.100 biznese futen në TVSH

497
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, inspektoi Këndin e Asistencës pranë Shërbimit të Tatimpaguesve në Durrës, në kuadër të fushatës informuese për bizneset e vogla, që janë përfshirë në skemën e TVSH-së, sipas një njoftimi zyrtar të tatimeve. Gjatë fjalës së saj, Vjero tha se këto vizita po realizohen në të gjitha rajonet dhe shërbejnë për t’u njohur nga afër me shqetësimet që mund të ketë kjo kategori në këto momente. “Administrata Tatimore, për ata tatimpagues, që kanë hyrë për herë të parë në TVSH, po tregon kujdes të shtuar për të kuptuar më mirë legjislacionin, për hapat që duhet të ndjekin tashmë, si dhe për të mos bërë gabime në përmbushjen e të gjitha afateve dhe dokumentacionit që do të duhet të plotësojnë”, tha Vjero. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, gjithashtu, shpjegoi se deklarata që do të plotësohet nga biznesi i vogël do të ketë vetëm disa fusha të limituara dhe shumë të thjeshta. Kjo është një lehtësi e parashikuar nga qeveria shqiptare për të qenë sa më pranë këtyre tatimpaguesve. Në rajonin e Durrësit, numri i tatimpaguesve, që janë përfshirë për herë të parë në skemën e TVSH-së llogaritet në rreth 1.100.
Sigal