“Duam bukën e fëmijëve!” Naftëtaret: Nuk pranojmë asistencë

221
Sigal

Prej 26 ditësh ato kanë qëndruar në ngujim për të arritur në një marrëveshje për pagat e prapambetura.

Pas ujdisë me kryeministrin Edi Rama, ditën e sotme po shohin më në fund dritën e diellit me shpresën se në mbrëmje do të shkojnë pranë familjeve të tyre.

Por kjo nuk është e sigurtë pasi sot priten negociatat me kryeministrin Edi Rama. Një prej grave naftëtare thotë për mediat se kauza e tyre është e pastër si drita e diellit dhe sot do të kërkojnë bukën e gojës për fëmijët e tyre.

“Ne nënat tuaja, motrat tuaja sakrifikuam 26 ditë për të drejtën tonë kauzën tonë që ishte e pastër si drita e diellit.

Sot dalim për një epokë të re me një bashkëbisedim me kryeministrin. Kërkoj bukën e gojës së fëmijëve. Kërkoj bukën e naftërarëve që sot shpresojnë t’i çojnë bukë fëmijëve të tyre. Mendoj që për naftëtarët do fillojë një epokë e re.

Zgjidhje mendoj se do të ketë. Shpresoj për zgjidhje. Shoqet po thonë që do të jemi në takim. Do të jem pjesë e këtij takimi dhe shpresoj që ky takim të jetë pozitiv për naftëtarët që nuk kanë bukë për fëmijët e tyre”, thotë naftëtarja.

Ndërkohë një tjetër naftërare shprehet se nuk do të pranojnë asistencë sociale por kërkojnë trembëdhjetë pagat që i kanë fituar me gjyq.

“Nuk bëhet fjalë për asistencë sociale. Ne presim rrogat e prapambetura. Është puna dhe djersa jonë. Ne kemi fituar gjyqin prej trembëdhjetë pagash. Janë shumë janë 26 paga pa marrë por trembëdhjetë i kemi fituar me gjyq.

Ne po shkojmë në takim se kemi besim te kryeministri. Ne pas shumë peripecish të gjata jemi këtu ku jemi. Menduam të zhvillojmë këto bisedime.

Jo ne nuk e pranojmë asistencën sociale. Ne do shikojmë bisedimet që do bëjmë dhe do shohim si do vijojë”, shprehet një tjetër.