“Dua 100 mijë lekë, jemi pa gjë sot…”! “Zogu i Tiranës” qetëson tutoren: Do kesh punë plot! (Si e çon në hotel vajzën e re)

689
Sigal

Biseda të tjera zbardhen nga dosja e përgjimeve të rrjetit të prostitucionit, që zhvillohej në mes të Tiranës dhe monitorohej nga Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”.

Në njërën prej bisedave të përgjuara nga Akuza, tregohen rastet e reja të shfrytëzimit të vajzave për prostitucion nga “Zogu i Tiranës” dhe dy tutorëve, Anjeza Bena, që ishte pronare e një qendre estetike, dhe që ndodhet në “arrest shtëpie”, dhe F. Sula.

Ndër të tjera, përgjimet tregojnë se në një moment grupi kishte mbetur pa lekë dhe “Zogu i Tiranës” qetëson tutoren, duke i thënë se do të ketë plot punë ditët në vijim.

Pjesë nga përgjimet:

Anjeza Bena flet për Adelën:

Në orën 8:30 të mëngjesit të datës 22 tetor 2019, parukierja Anjeza Bena, që zotëron një biznes në rrugën “Myslym Shyri” bisedon me një person tjetër e identifikuar si, Klodi Bena, ku flasin së bashku se kanë gjetur një vajzë dhe se në orën 3:30 do të vijë një klient. Anjeza ka planifikuar për të çuar për marrëdhënie seksuale në banesë një vajzë me inicialet A.S, një personi të quajtur Armand, i cili sapo kishte ardhur nga Kanadaja.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Klodi: Anjeza jam me Adelën. Sot në orën 3 e 30 vjen ai burri aty

Anjeza: Ok

Klodi: Mos më lesh njeri se nuk e gjej dot më se sa e kapa, se nuk ka qenë këtu.

Ndërkohë në orën 21:12 të pasdites të datës 22 tetor 2019 mes Hermes Nikaj dhe një personi që identifikohet si Antonio, zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Antonio: Jam këtu tek blloku, tek lokali *

Zogu: Jepja këtij taksistit adresën se nuk e dimë se jam me një shoqe dhe po kalojmë
Andonio: Ambasada Zvicerane lokal *

Vetëm disa minuta më vonë po në të njëjtën datë në orën 21:38 zhvillohet një bisedë mes Hermes Nikaj, ose “Zogut të Tiranës” dhe një personazhi tjetër që siç identifikohet nga programacioni “True Caller” quhet Koli. Në këtë bisedë Zogu e merr dhe i thotë se i del telefoni i fikur, dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Koli: Kam dalë me ca njerëz

Zogu: Unë jam me një shoqe takohemi më vonë?

Koli: Po mirë.

Por pa kaluar disa minuta më pas, Koli, i kërkon me një mesazh “Zogut të Tiranës”, që t’i nisë një foto. Ndërsa Zogu, i dërgon një mesazh ku i thotë “a do vish të na marrësh në bllok? Sërish me mesazh ia kthen dhe Koli duke i pohuar se:”s’kam mbaruar akoma, jam me njerëz….

Ndërkohë në orën 23:30, Hermes Nikaj telefonon një vajzë tjetër me emrin Fjorela dhe mes tyre zhvillohet një bisedë, ku vajza kërkon numrin e një taksixhiu që është punonjës policie dhe që identifikohet me emrin “Velo”. Vajza kërkon që të dalë shpejt nga banesa por po vonohet taksia. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Zogu: U nise ti?

Fjorela: Ma nis pak numrin e Velos.

Zogu: Po po

Pasi e ka mbyllur me këtë vajzë, Zogu telefonon Velon, i cili punon si taksist dhe në shumë rast transporton Hermes Nikaj dhe vajzat e tij në hotele dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Velo: Hë morë ku je?

Zogu: Ja të sqaron adresën ky, ku do ta sjellësh atë gocën.

Velo: Ok

Nga numri i Zogut, flet me Velon një person mashkull duke i thënë si më poshtë:

Personi: O vëlla si kalove? Në Sauk, tek hotel *, sa kalon shkollën e policisë.

Velo: Po po aty në anë të rrugës, aty ku bohen ato dasmat

Personi: Sa kalon shkollën e policisë duket në krah të djathtë

Velo: Ok u krye

Në orën 23:50 të datës 22 tetor 2019, personi mashkull që ishte së bashku me Hermes Nikaj në hotel telefonon sërish taksistin Velo, dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
Velo: Hë mo ku je?

Personi: Para D*** (emër hoteli)…(ndërkohë dëgjohet Hermesi që i thotë: Erdha bjeri lekët, hajt se po dal).

Pas 1 minute Zogu telefonon Velon dhe i thotë si më poshtë:

Zogu: Ku je ore?

Velo: Hec drejt se s’qenka këtu

Zogu: Kaloni koshat e plehrave

Dy minuta pas kësaj telefonate sërish me numrin e Velos, telefonohet Hermes Nikaj, ku këtë herë përgjigjet një vajzë, e cila është Fjorela, ku mes tyre zhvillohet një bisedë e tillë
Fjorela: Hë zemër si e ka emrin ky hoteli?

Zogu: E ka të shkruar taksisti…kthehu për lart se të pashë.

Pasi ka mbaruar këtë porosi Zogu është larguar. Ndërsa në datën 23 tetor 2019 në orën 11:54 zhvillohet një bisedë mes F.Sula dhe një vajze, e cila quhet Marina. F.Sula i thotë Marinës se kanë ngelur keq nga ana financiare dhe se është një punë për t’u bërë dhe “të japi sa të japi, se jemi pa gjë”. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë
F.Sula: Është një punë për t’u bërë dhe të japi sa të japi se jemi pa gjë.

Marina: Po mirë në rregull

F.Sula: Mbasdite do të vi unë se si kam marr ato

Marina: Po mirë merri dhe ato

Në orën 12:40 në kësaj dite, F.Sula zhvillon një bisedë me Hermes Nikaj, ku Zogu i thotë që mos mërzitet se do ketë punë plot në ditët në vijim.

F.Sula: S’kam pas shumë punë se nuk e kam taku atë

Zogu: Sa keq me raftë pika

F.Sula: Do pres atë njeriun

Zogu: Do kesh punë do kesh…

F.Sula: Nuk ka ardhur ai personi se po të vinte ai menjëherë do të takoja. Me ka dhënë një shoqe një telefon të shoh mos blej numër nesër ose pasnesër se me duhet numri për atë muhabetin. Do të ndodhin gjëra të mira apo jo?

Zogu: Çdo gjë do shkoj mirë. Mos u mërzit se do kesh punë plotë, sa të duash.

“Unë dua 100 mijë lekë bakshish”

Pasi e mbyll me Zogun e Tiranës, F.Sula zhvillon një bisedë me vajzën e quajtur Marina, ku ndër të tjera ato bisedojnë nëse do vijë një person që të kryejë marrëdhënie seksuale me Marinën, Flora i ve kushtin vajzës, duke kërkuar 100 mijë lekë bashkish nga Marina, e cila do shkonte me këtë mashkull. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

F.Sula: Nëse do vijë njeri se unë po e pres sot

Marina: Po po do vijë.

F.Sula: Që mos bëjnë…vetëm se…du 100 mijë lek bashkshish

Marina: Po po në rregull e mora

F.Sula: Do m’i japi sot

Marina: Po po.