Dropulli dhe Finiqi dy ditë nën pushtetin e zjarreve, Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë me dy avionë

126
Sigal

Pas shuarjes së zjarreve në ishullin e Sazanit dhe Malin e Çikës, Greqia i është përgjigjur kërkesës së bërë nga Shqipëria në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Agjencia e Mbrojtjes Civile shqiptare njofton se Greqia i ka ardhur në ndihmë vendit tonë me dy avionë PZL M18, me anë të të cilëve u bë e mundur edhe shuarja e zjarrit në zonën e Dropullit dhe shmangia e rrezikut për banesat.

Aktualisht dy avionët grekë po ndihmojnë forcat zjarrfikëse dhe strukturat e Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarrit në bashkinë Finiq.

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane ka përqendruar në Greqi një pjesë të resurseve të tij, për t’u ardhur në ndihmë shteteve evropiane në periudhën e verës, kur edhe risku nga zjarret është i lartë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.