Drogë, gjobë dhe vrasje, OFL i dërgon formularin tre të “fortëve”: Deklaroni pasurinë

364
Sigal

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin tre personave. Subjekti i ardhës i OFL janë: Orgest Balla, Endrit Qyqja, Geno Lena.

Mësohet se njëri prej tyre Endrit Qyqja është anëtar i bandës “Shullazi”. Sipas OFL ai është i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhūnës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– O. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”
– E. Q., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhūnës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim;

– G. L., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrāsja në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbājtja pa leje”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.