Drogë, armë e municione në Milot, një person në pranga

536
Sigal

Një person është vënë në pranga nga policia në Milot, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj një tjetri, pasi janë kapur me drogë, armë, municione dhe dylbi nate.

Policia ka bërë të ditur se kanë vënë në pranga shtetasin E. H., 25 vjeç, banues në Milot-Kurbin për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ , si dhe proceduan penalisht shtetasin Rr. P., 23 vjeç, banues në Milot-Kurbin për veprën penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’, pasi janë ndaluar në hyrje të Lezhës kur po lëviznin me mjetin e tyre.

Shtetasit E.H. gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi. Ndërsa shtetasit Rr.P. iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet.