Drejtoria e UKT njofton qytetarët: Ja si mund ta kryeni pagesën e ujit

420
Sigal

Drejtoria e Ujesjellës Kanalizimeve Tiranë, ka njoftuar qytetarët se pikat e saj do të jenë të hapura në çdo zonë të kryeqytetit nga e hëna-shtunë, ora 08:00-12:00. Teksa u kërkon qytetarëve që të zbatojnë masat në ruajtjen e distancës, UKT thekson se pagesat mund të bëhen edhe përmes rrugëve alternative.

UKT bën me dije se për defekte apo probleme të tjera që lidhen me furnizimin me ujë apo rrjetin e kanalizimeve telefononi në numrin tonë të gjelbër 0800 44 88, i cili është aktiv 24 orë në 7 ditë të javës.

Njoftimi i plotë:

Për t’ju ardhur sa më pranë, na gjeni në çdo zonë të kryeqytetit nga e hëna-shtunë, ora 08:00-12:00:

-PIKA UKT – Rruga “Llazi Miho” mbi Spitalin Amerikan 3 (zyrat qendrore)
-PIKA UKT – Rruga “Petro Nini Luarasi”, mbi “Shkollën e Baletit”
-PIKA UKT – Rruga “Bardhyl” përballë Spitalit
-PIKA UKT – Rruga e “Kavajës”, përballë me Globe
-PIKA UKT – Sauk
-PIKA UKT – Qesarakë
-Njësia nr. 3 UKT – Rruga “Jusuf Vrioni”, Blloku Vasil Shanto
-Njësia nr. 4 UKT – Rruga “Artan Lenja”, Pranë Rep. të Zjarrfikseve
-Arka UKT- Rruga “Mine Peza”
-Arka UKT – Rruga “Ali Demi”
-Arka UKT – Sheshi “Wilson”

Kërkojmë bashkëpunimin tuaj në respektimin e distancës së lejuar nga autoritetet për të shmangur çdo grumbullim apo kontakt që mund të ekspozojë qytetarët dhe punonjësit me virusin e ri, COVID-19 (Coronavirus).

Për kryerjen e pagesave të faturave të ujit ju mund të përdorni edhe këto kanale alternative:
-Aplikacionet Bankare e-Banking
-Easy Pay
-Western Union
-AK Invest

Për defekte apo probleme të tjera që lidhen me furnizimin me ujë apo rrjetin e kanalizimeve telefononi në numrin tonë të gjelbër 0800 44 88, i cili është aktiv 24 orë në 7 ditë të javës.