Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: Jemi në ndjekje të situatës së krijuar në IEVP Vlorë

619
Pak minuta më parë ka rënë zjarr masiv në ambjentet e paraburgimit të Policisë së Vlorës, ku mësohet se ka persona të plagosur. Menjëherë pas kësaj ngjarje vjen reagimi zyrtar I Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Njoftimi bën me dije se në çdo moment DPB është në ndjekje të situates së krijuar në IEVP Vlorë.
Njoftimi zyrtar I plotë
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në IEVP Vlorë ku I është vënë flaka disa dyshekëve nga ana e disa të paraburgosurve ju bëjmë me dije se: 
Pas një konflikti fizik midis disa personave me rekorde të theksuara kriminale kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme forcat e policisë se burgut. Është bërë izolimi I personave të përfshirë në konflikt. Pas kësaj shokët e qelivë të personave të futur në izolim në shenjë proteste I kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave përkatëse duke sjellë pështjellim të situatës. 
Menjëherë është bërë njoftimi I forcave zjarrfikëse, Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe I forcave të Policisë së Qarkut Vlorë. Gjithashtu është njoftuar dhe prokuroria Vlorë. 
Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv I policisë së Burgjeve. 
Pas largimit të zjarrfikëseve situate në IEVP Vlorë është totalisht e normalizuar. 
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju bën me dije se në çdo moment është në ndjekje jo vetëm ne situatën e krijuar në IEVP Vlorë por dhe në çdo IEVP tjetër në Republikën e Shqipërisë, në përmbushje të detyrave funksionale dhe në zbatim të planit të plotë të sigurisë. 
Sigal