Drejtori i tetë/ Prezantohet kreu i ri i Kadastrës së Vlorës (emri)

316
Sigal

Kadastra e Vlorës është njohur sot me drejtorin e tetë të sajin. Kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame ka prezantuar sot Andi Binaj, si drejtori i ri të Hipotekës së Vlorës.

Binaj e merr këtë detyrë pas largimit të 7 zyrtarëve në pak muaj, të cilët pasi qëndronin për disa ditë, apo më shumë se një muaj jepnin dorëheqjen. Kjo situatë absurdi ka zgjatur për 10 muaj në Kadastrën e Vlorës.

“Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishmet në Kadastrën Shqiptare, ofron shërbime kadastrrale për tre bashki njëherësh me 106 zona Kadastrale, 28 janë ende pa regjistrim fillestar të pronave me 65 mijë pasuri të paluajtshme”, tha Lame gjatë prezantimit të drejtorit të ri Andi Binajt.

Ndërsa i sapozgjedhuri deklaroi se “quhem Andi Binaj, lindur dhe banues në qytetin e Vlorës. Kam arsim të lartë në drejtësi. Kam punuar në sektorin e marrëdhënieve me publikun. Duke parë gjendjen e Kadastrës Vlorë, dua ta përmbledh me një fjali: Le të flasin faktet, jo fjalimet”. Binaj zëvendëson në këtë detyrë Jurgen Pilkapin.