Drejtori i Kopshtit Zoologjik gatuan dhitë e kopshtit për darkë

133
Sigal

 

Ish-drejtori i një kopshti zoologjik në Guerrero të Meksikës perëndimore është akuzuar për vrasjen dhe gatimin e katër dhive gjatë një darkë festash në dhjetor brenda në kopshtin zoologjik.

”José Nava urdhëroi që dhitë të theren për një festë barbekjuje“,-tha drejtori i Departamentit të Jetës së Egër Fernando Ruiz. “Kjo gjë rrezikoi shëndetin e njerëzve që i hëngrën, sepse këto kafshë nuk ishin të përshtatshme për konsum njerëzor”,-shtoi ai.

Në përgjigje të akuzave, Nava tha se ‘fakti që hëngrëm disa dhi nuk do të thotë se ishin ato të kopshtit zoologjik. Kjo është krejtësisht e gënjeshtërt.’

Një hetim nga Ministria e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore dhe Departamenti i Jetës së Egër në Guerrero zbuloi se kafshët shiteshin ose tregtoheshin pa leje nga drejtori i Zoochilpan Zoo.

Meksika ka pasur prej kohësh probleme me qytetarët, që blejnë ilegalisht kafshë ekzotike. Për vite të tëra, trafikantët e drogës në Meksikë janë të njohur për ndërtimin e shtëpive private të luanëve, tigrave dhe kafshëve të tjera të egra.

Në qytetin qendror të Aguascalientes, policia e shtetit tha se një luan i lirë sulmoi dhe plagosi rëndë një grua në oborrin e shtëpisë së saj. Luani me sa duket u arratis nga një shtëpi aty pranë. Gruaja u shtrua në spital me lëndime në këmbë, kafkë dhe mushkëri. Luani sulmoi edhe dy qen dhe një mace. Ai u kap të martën dhe u dërgua në një kopsht zoologjik lokal.