Drejtori i Arkivës së Shtetit Ardit Bido: Ahmet Zogu mori 40 milion USD florinj kur u largua nga Shqipëria

183
Sigal

Bido tha se 250 mijë napoleonë floriri ishte në vlerën e kohës 1.5 milionë dollarë, por me inflacionin sot, do të kapte vlerën e afro 40 milionë dollarëve. Drejtori i Arkivës, Ardit Bido tha Mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu ka marrë 40 milionë dollarë kur është larguar. I ftuar në një emision, Bido tha se 250 mijë napoleonë floriri ishte në vlerën e kohës 1.5 milionë dollarë, por me inflacionin sot, do të kapte vlerën e afro 40 milionë dollarëve. “Duhet të theksojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë shifër marramendëse. Kjo 250 mijë napoleonë floriri ishte në vlerën e kohës 1.5 milionë dollarë, me inflacion sot do të ishte diku te 40 milionë dollarë. Pra, nuk bëhet fjalë për një shifër, e cila është marramendëse kur vjen fjala për kapacitetet e një vendi,” – u shpreh Bido. Si qëndron puna me këto dokumente? Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939 dhe sipas tyre, është shumë herë më i madh sesa dihej deri më tani. Në dokumentin e firmosur nga Gjon Lusha thuhet se më datë 8 prill 1939 Mbreti Zog ka kaluar kufirin me Greqinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur: 250.000 napolona ari të mbretit Zog; 60.000 të Abdurrahman Mati; 40.000 të Gjeneral dhe 40.000 të Aranitil Ministrit Musa Juka. Princ Leka ka reaguar dhe është shprehur se fakti që dokumenti ruhet në Arkivin e Shtetit, nuk i jep atij asnjë vlerë të shtuar dokumentare, për aq kohë sa nuk mbështetet në pohime dokumentare të tjera, të verifikueshme dhe të kryqëzuara. Sipas tij, vendi ka nevojë për ndershmëri intelektuale dhe pedagogji të mirëfilltë në shkrimin dhe transmetimin e historisë.