Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe bënte manovra të rrezikshme, në pranga 52-vjeçari

160
Sigal

Policia e Tiranës njofton se në orët e fundit, ka arrestuar 5 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në mesin e të arrestuarve, është edhe një shofer 52 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe bënte manovra të rrezikshme në rrugë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po sot, blutë e kryeqqytetit kanë arrestuar edhe persona të tjerë, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale.