Drejtonte “Benzin” në gjendje të dehur, 21-vjeçari del nga rruga në aksin Ersekë-Leskovik, plagosen katër persona

55
Sigal

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç.

Sipas policisë, shtetasi E. L., 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti, shtetasit R. Q; D. M; dhe F. H., të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe shtetasi A. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.