Drejtonte automjetin nën efektin e drogës, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

122
Sigal

Një 24-vjeçar me iniciale E.S. është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Ai është ndaluar nga uniformat blu në bulevardin “Bajram Curri”, ku pas testimit ka rezultuar se kishte konsumuar lëndë narkotike.

Bashkë me këtë rast, shkon në 25 numri i shoferëve të ndaluar që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, u evidentua dhe u godit edhe 1 tjetër rast i drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar kështu në 25 numrin e drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. S., 24 vjeç, i cili pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.