Drejtonin makinat në gjendje të dehur, arrestohen dy shoferë, procedohet një tjetër

296
Sigal

Dy shoferë janë arrestuar në Lushnje dhe një tjetër është proceduar në Fier pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

Në Lushnje janë arrestuar Xh.H., 24 vjeç tek rrethorrotullimi i Grabianit dhe një tjetër 42- vjeçar në Golem.

Kurse në Fier është proceduar penalisht N.Ç, 45 vjeç nga Tirana.

NJOFTIMI I POLICISË

Kontrolle nga Policia Rrugore për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si edhe procedohet penalisht një tjetër pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

•Xh.H., 24 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Rrethrrotullimi i Grabianit”, Lushnje, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”.

•A.B., 42 vjeç, banues në Golem, Lushnjë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Ford Fokus”, në gjendje të dehur.

•Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N.Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit u kap duke drejtuar nën ndikimin e alkolit automjetin tip “Ford”.

Kontrollet e Policisë do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.