Drejton kamionin pa patentë, i riu tenton të korruptojë efektivin e policisë me 2 mijë lekë

569
Policia e Korçës ka arrestuar një 27 vjeçar i cili po drejtonte një kamion pa patur lejen e drejtimit në kategorinë përkatëse.
Pavarësisht kundravajtjes, i riu ka tentuar të korruptojë oficerin e policisë, kur është ndaluar në aksin Maliq- Lozhan.
Policia ka arrestuar Besa Shabanllarin dhe ka nisur hetimet nën akuzën e dy veprave penale, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe korrupsion aksiv i personave që ushtrojnë funksion publik.
“Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 19.12.2017, në rrugën Maliq-Lozhan, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë Rrugore, kanë ushtruar ndaj dokumentacionit të mjetit tip kamion me targa AA587OG, të cilin shtetasi i mësipërm drejtonte, u konstatua se ky i fundit nuk dispononte leje drejtimi (në kategorinë e duhur) për këtë mjet”- njofton policia.
Sigal