“Drejtësi për Jonadën”- Pak minuta para protestës qytetare, policia rrethon Ministrinë e Brendshme

126
Sigal

Sot protestohet për herë të dytë, për të kërkuar drejtësi për vogëlushen, Jonada Avdia, e cila u vra nga një motor uji, që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase.

Protesta është lajmëruar për në orën 19:30, ndërsa mbështetet edhe nga opozita. Pak para nisjes, policia është parë të rrethojë Ministrinë e Brendshme.

Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Demonstruesit vendosën një afat prej 72 orësh, ku kanë kërkuar nga Kryeministri Rama shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit, por duket se ky afat ka skaduar.

“Drejtësi për Jonadën”- Pak minuta para