“Drejtësi për Jonadën! A mund të luaj në breg me babin zoti kryeministër”

138
Sigal

Për rreth dy orë me qindra qytetarë kërkuan drejtësi për Jonada Avdia, vogëlushen 7-vjeçare, e cila u vra nga një skaf, që drejtohej nga komisari Arjan Tase, teksa ndodhej në bregun e detit.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen në këtë protestë, ku janë ndërthurur edhe homazhet në kujtim të vogëlushes, por edhe revolta qytetare, ishin prania e shumë fëmijëve, që shoqëroheshin nga prindërit e tyre.

“Drejtësi për Jonadën! A mund të luaj në breg me babin zoti kryeministër”, ishte një nga pankartat, që mbahej në duar nga dy vajza të vogla.