Drama e re e shqiptarëve/ ‘Zoti mund të na e kishte kursyer këtë’

440
Sigal

Besimi se gjërat në Shqipëri nuk shkojnë mirë mori një tjetër goditje ditën e martë nga një tërmet i fuqishëm. Gazeta britanike Express thotë se tragjedia goditi vendin më të varfër në Europë.

Kurse Radio-Televizioni i Zvicrës e evidenton akoma më shumë besimin e shqiptarëve se një mallkim po na ndjek.

“Zoti mund të na e kishte kursyer këtë,” titullohet shkrimi i SRF, bazuar mbi ato që deklarojnë shqiptarët pas tërmetit tragjik.

Shqipëria po kalonte momente të vështira ekonomike dhe sociale pa ardhur kjo tragjedi. Buxheti i vitit që vjen është cilësuar një buxhet krize.

Tashmë shpresat e shqiptarëve, por edhe të vetë kryeministrit Edi Rama mbeten te të huajt. Vetë kryeministri deklaroi se do të kërkojë ndihmë nga NATO.

A do jenë ata kaq bujarë kur kostot e tërmetit janë vërtet shumë të mëdha? Të presim