Drafti zyrtar/ Taksa për shtëpitë 0.05%, bizneset do paguajnë 0.15% të vlerës së pronës

555
Ministria e Financave ka vendosur që taksa për ndërtesat të jetë 0.05% për qytetarët dhe 0.15% për bizneset. Drafti zyrtar i projektligjit “Për taksat vendore” që është pjesë e paketës fiskale 2018 përcakton pikërisht këto nivele.
Drafti i ligjit
Siç ishte lajmëruar edhe më herët baza e taksës nuk do të jetë më sipas modelit të vjetër por në bazë të vlerës së ndërtesës.
“Baza e taksës mbi ndërtesat është vlera e ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për efekt të amortizimit të pasurisë së paluajtshme-ndërtesa, Këshilli i Ministrave specifikon gjithashtu edhe nënkategoritë përkatëse.
“Shkalla e taksës mbi ndërtesat e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë: 0.05% për ndërtesën ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm ose zakonisht banon. 0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike”, thuhet në draftin e qeverisë.
taksa-e-prones
Agjenti tatimor merr 2% të të ardhurave
Financat kanë gjykuar se taksa do të mblidhet përmes agjenti tatimor. Ky i fundit do të përfitojë 2% të të ardhurave të arkëtuara.
“Detyrimi i taksës mbi ndërtesën sipas dispozitave të këtij ligji mund të mblidhet nëpërmjet agjenteve të taksave, të cilët kanë shtrirje territoriale, sistem elektronik të bazës së të dhënave dhe gjenerimit të detyrimeve dhe që autorizohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Agjenti i autorizuar përfiton 2 % të të ardhurave të arkëtuara nga taksa e ndërtesave” thuhet në draft. Por ende mbetet për t’u parë se kush nga institucionet do të jetë agjenti. Gjasat janë që të jetë OSHEE por kjo mbetet për t’u diskutuar./monitor/

Sigal