Drafti përfundimtar, martesat gay drejt miratimit

441
Pavarësisht kundërshtive të shumta nga komunitetet fetare, por edhe nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, se nuk do të miratonte ndryshimet kushtetuese për sa i përket martesave gay, drafti përfundimtar parashikon ndryshimet kushtetuese në këtë drejtim. Ndryshimet janë pjesë e draftit përfundimtar për reformën në drejtësi, draft ky që çon në ndryshimet e disa neneve të Kushtetutës. Midis ndryshimeve është edhe Neni 18 i Kushtetutës.
Neni 18 Paragrafi 2 i ndryshimeve Kushtetuese parashikon ndryshimin si më poshtë: “2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina shoqërore, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore ose prindërore. Në nenin e mëparshëm të Kushtetutës, thuhej: Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.
Sigal