Draft për ripunësimin pas pandemisë, Denaj takime me bizneset në Vlorë

338
Sigal

Qeveria po përgatit një draft me në fokus ripunësimin e individëve të prekur pas situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19. Nga Vlora, ku takoi përfaqësues të bizneseve, ministrja e Financave, Anila Denaj shpjegoi dhe sesi do të funksionojë kjo skemë. “Jemi duke përgatitur një draft, vendim i Këshillit të Ministrave, që synon një gërshetim të dy skemave, një është skema e ripunësimit dhe tjera e formalizimit të krahut të punës, në secilën do të ketë kombinim të subvencionit për pagën apo sigurimet shoqërore për punonjësit për një periudhë kohe me kushtin që ju ta mbani për një periudhë më të gjatë në kohë”. Denaj tha se përpos garancive sovrane, qeveria po mendon të ofrojë dhe grante. “Duam që të gjithë personat që punojnë në informalitet, të kenë mundësi të regjistrohen, duke pasur iniciativa për të formalizuar me këto skema, mendojmë se do të rrisim një numër më shumë në tregun e punës. Po mendojmë skema grantesh dhe garancish, kemi linçuar vetëm skemat e garancish aktualisht”.