Dr.Sulejman Muça: Varfëria dhe analfabetizmi në zonat rurale

400
Sigal

 

Varfëria dhe analfabetizmi në zonat rurale

Analfabetizmi është rritur dhe tre të katërtat e fëmijëve të varfër

Rajonet e Kukësit dhe Dibrës që përfshihen në rajone malore  veriore dhe  Elbasani në  rajon qendror, mund të konsiderohen si më të varfër.

Dr. Sulejman Muça

Varfëria në Shqipëri ka karakteristika të ndryshme dhe predominon në zonat rurale. Ajo ka shume dimensione në vendin tonë si:

  • Niveli i ulët apo shumë i ulët i të ardhurave të të varfërve.
  • Rreziku i lartë nga sëmundjet dhe mungesa e shërbimeve të përshtatshme shëndetësore.
  • Analfabetizmi dhe niveli i ulët i shkollimit
  • Akses i kufizuar në institucionet vendim-marrëse qeveritare;

 

Pra një e treta e shqiptarëve mund të konsiderohet të varfër, ndërsa gjysma e tyre jetojnë në varfëri ekstreme.

Vdekshmëria foshnjore dhe vdekshmëria tek fëmijët nën moshën pesë vjeç, është relativisht e lartë, krahasuar me ato të vendeve të tjera në rajon dhe pothuajse një në shtatë fëmije nën moshën pesë vjeç është i kequshqyer (ushqime të dobëta e të pa kontrolluara).

Analfabetizmi është rritur dhe tre të katërtat e fëmijëve të varfër përjetojnë probleme sociale të njërit lloj apo tjetrit, fenomen tepër i theksuar jo vetëm në këto zona, por dhe në ato urbane.

Varfëria ka edhe dimension rajonal

Kështu  mund të përmendim që rajonet e Kukësit dhe Dibrës që përfshihen në rajone malore  veriore dhe  Elbasani në  rajon qendror, mund të konsiderohen si më të varfër.  Familjet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë në ultësirën bregdetare janë mesatarisht në një nivel më të mirë.

Niveli shume i ulët i shpërndarjes së tokës së punueshme për frymë në zonat rurale, konsiderohet si një nga shkaqet kryesore të varfërisë në zonat rurale. Duke mos pasur mjete të tjera jetese, përveç tokës bujqësore, pjesa më e madhe e familjeve në rrethet e Dibrës, Kukësit, Tropojës, Shkodrës, Mirditës, Matit, mbështeten kryesisht në të ardhurat  që sigurojnë nga produktet e fermave të tyre private.

Diferencimi rajonal në lidhje me burimet, pozicioni gjeografik, infrastruktura, klima etj, duhet të merren në konsideratë kur merren vendime strategjike për  buxhetin, përmirësimet në infrastrukturë dhe zhvillimin e shërbimeve.

Rajonet e Shqipërisë ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në drejtim të klimës, terrenit dhe aksesit në shërbimet dhe tregjet rurale, zonat e ndërmjetme dhe ato të larta, të gjitha janë të dallueshme.

Këto diferenca rajonale, veçanërisht për zonat më të largëta si ato verilindore, japin ndikimin e tyre në çfarëdo lloj rrugë zhvillimi që vendi mund të zgjedhë. E ndërsa  përpjekjet për zhvillim mund të japin rezultate pozitive për disa rajone, për disa të tjera nuk do të ishte e mundur që ato të rimëkëmbnin ekonominë dhe banuesve të tyre do t’u me shume në se ata të pajisur  më mirë me shërbime shëndetësore, të kërkonin mundësi sigurimi të ardhmen gjetkë.

Qeveritë duhet të vazhdojnë të zhvillojnë një vizion strategjik rajonal, i cili lejon një përdorim më të orientuar të burimeve për aktivitete prioritare në zona të veçanta rurale.

Një rol të veçantë kanë luajtur dhe luajnë në përmirësimin e jetës në zonat rurale dhe dërgesa të konsiderueshme të hollash të afërmve të tyre në Shqipëri nga emigracioni. Ato vlerësohen të jenë rreth 18 % të GDP-së në Shqipëri dhe të përbëjnë 30-50 % të të ardhurave të ekonomive private në zonat rurale.

Kështu që dërgesat janë një nga strategjitë kryesore të përballimit të jetës se tyre  në këto zona. Megjithë përfitimet ekonomike që rrjedhin nga dërgesat e emigrantëve, migrimi i brendshëm dhe emigracioni shoqërohen me kosto të larta sociale.

Sipas statistikave jo zyrtare rreth 800,000  deri 1.200.000 shqiptarë janë larguar nga vendi ynë në 15 vitet e fundit. Ky emigrim shpjegon dhe humbjen e pjesës më të madhe të fuqisë së krahut të punës, pasi përgjithësisht e largon prodhuesin kryesor nga ekonomia e tij private.

Megjithë këto impakte potenciale negative, një strategji rurale për Shqipërinë nuk duhet të synoj bllokimin e emigrantëve nga zonat rurale ku ato jetojnë. Qëllimi i tyre është dhe duhet të jetë ndihmesa ekonomike për një mirëqenie të familjes ku ata banojnë, duke siguruar të ardhura të konsiderueshme financiare në perëndim e pastaj për ti investuar në fermat e tyre, duke fituar dhe eksperiencë bashkëkohore në ato vende ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre të përkohshëm.

Shumë kriza dhe trauma u shfaqën në dekadën e fundit të mijëvjeçarit. Rënia e skemave piramidale në 1997 çoi në rrënimin e shtetit dhe të strukturave të tij duke sjellë turbullira të mëdha civile dhe shmangien e menjëhershme nga aktiviteti ekonomik dhe social. Por gjithashtu frenimin dhe pezmatimin e emigrantëve për atë që ndodhi në Shqipëri.

Zhvillimi i zonave rurale  vazhdon të luaj një rol të rëndësishëm ,si në ekologjinë mjedisore ashtu dhe në përmirësimin e mjedisit. Pavarësisht nga reformat e kryera, një numër i madh problemesh kanë mbetur pa u zgjidhur, pa u prekur nga reformat që janë zbatuar deri më sot ose që janë lënë mënjanë nga zhvillimi ekonomik i vendit në tërësi.Mbas vitit 1990 ndryshimi i sistemit politik solli disa impakte serioze  në  gjendjen e  mjedisit  dhe burimeve natyrore.

 Problemet kryesore përfshijnë

  1. Shpyllëzimi i pakontrolluar
  2. Rritja e konsiderueshme e numrit  të gjësë së gjallë
  3. Shfrytëzimi i tokës për kullotë
  4. Erozioni dhe degradimi i tokës
  5. Humbja e sipërfaqeve të tokës pjellore si pasojë e urbanizimit pa kriter
  6. Shfrytëzimi pa kriter i burimeve detare të peshkimit
  7. Ndotja e burimeve ujore dhe përmbytjet.

 

Sistemet prodhuese janë primitive, rendimentet të ulëta, fermat shumë të vogla dhe të copëzuara  për të qenë të suksesshme, infrastruktura është e varfër  dhe sektori privat ende nuk e ka mbushur vakuumin ligjor të trashëguar nga ai i mëparshmi.

Shumë pak përpjekje janë bërë prej sektorit bujqësor dhe orientimit drejt aktiviteteve me karakter jobujqësor në zonat rurale e për pasojë një numër i konsiderueshëm njerëzish në zonat rurale kanë mbetur në një varfëri ekstreme. Shqipëria ka disa avantazhe për zhvillimin e zonave rurale në të tria zonat si në atë:

  1. Fushore
  2. Kodrinore
  3. Malore

Si në politikat ekologjike dhe mjedisore por dhe në drejtim të zhvillimit dhe  të përmirësimit të bujqësisë përmenden:

  1. Një pozicion i favorshëm  gjeografik krahasuar me B.E, veçanërisht me Italinëdhe Greqinë.
  2. Nivel relativisht i ulët i pagave.
  3. Popullsi rurale relativisht të arsimuar, pjesa dërrmuese e së cilës ka punuar në vende të tjera evropiane.
  4. Aftësia e fermave shqiptare për t’u përshtatur rrethanave të ndryshme dhe konkurrencës
  5. Tokë pjellore dhe klimë e favorshme në disa prej rajoneve rurale e sidomos në zonat e ulëta.

Politikat  mjedisore dhe strategjitë e zhvillimit ekonomik  në zonat rurale kanë qenë dhe janë një proces i vazhdueshëm mbi parimet themelore të  strategjisë për zhvillimin  rural në Shqipëri, sidomos pas  viteve 1992 kur në vendin tonë filloi braktisja e këtyre zonave dhe dyndja drejt qendrave të mëdha urbane duke zaptuar sipërfaqe të tëra me tokë e duke i masakruar dhe keqpërdorur  këto sipërfaqe të tëra, që deri në vitin 1991 ishin  furnizuese kryesore të shoqërisë me prodhimet e saj.

Pikërisht ishte mungesa e një legjislacioni për mjedisin, për tokën bujqësore, për shfrytëzimin e saj dhe gjithashtu nga përfitimi i krizave të njëpasnjëshme e sidomos në vitin 1997, gjë që rrënoi thuajse totalisht strukturat e shtetit.