Dr. Rakacolli: Vazhdoni me dozat e treta dhe të katërta të vaksinës, mbani maskat!

107
Sigal

Dr. Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, në mbledhjen e sotme deklaroi se në këto momente, me këtë situatë pandemie në Shqipëri, kur nuk ka kufizime, rekomandohen dy gjëra: Vazhdimi i dozave të vaksinimit nga të gjithë grupmoshat dhe mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, sidomos nga të moshuarit.

“Situata epidemiologjike e këtij infeksioni nuk ka sezonalitet – tha dr. Rakacolli, – dhe gjithçka mbetet në respektimin e masave parandaluese. Tashmë është e qartë se vaksinimi është mjeti më efikas i parandalimit të infeksionit dhe sidomos i parandalimit të shfaqjes së formave të rënda dhe të humbjeve të jetës.

Prandaj Komiteti fuqimisht bën apel për bërjen e dozave të vaksinimit, duke vazhduar me dozën e tretë për ata që kanë bërë të dytën dhe duke vazhduar me dozën e katërt për ata që kanë bërë të tretën sepse të gjithë qytetarët i kanë sot të disponueshme, vaksinat e tyre në të gjitha qendrat shëndetësore që iu përkasin.

Doja të ritheksoja këtu mesazhin që Prof. Bino dha që të pavaksinuarit i rrezikojnë edhe të vaksinuarit! Sepse, duke marrë infeksionin, rritet mundësia e transformimit të virusit, e mutacioneve të virusit, që ai që është vaksinuar mund të mos i rezistojë; mund të jetë një formë që mund të jetë rezistente edhe ndaj vaksinës. Pra,është një problem publik, nuk është vetëm një vendim individual.

Ndërkohë Komiteti vazhdon fuqishëm rekomandimin për të mbajtur  maskën në ambientet e mbyllura, aty ku nuk mund të ruhet distancimi social, sidomos për ata persona që janë me sëmundje, që janë dhe të moshuar. “