Dr. Kujtim Çako:BE-ja kritike ndaj amnistisë fiskale

BE-ja ka qenë gjithnjë kritike ndaj amnistive fiskale të tipit “falje totale”

-Nga amnistia duhen përjashtuar, zyrtarë të lartë publikë, personat nën hetim penal, subjekte të lidhura me korrupsion, pastrim parash ose krim të organizuar.

Sigal

-Amnistia fiskale dhe qasja me BE, shtrirja në kohë në fushën e bisznesit dhe të kategorive të tjerë të tatimpaguesve.

-«Falja e borxhit duhet të sjelli formalizim real të ekonomisë —dhe rritje të mirëqënies së shqiptarëve “

Dr. Kujtim Çako

Amnistia si koncept i përgjithshëm juridik .

Amnistia- është një akt legjislativ ose ekzekutiv me të cilin një shtet i fal apo i rikthen ata që mund të kenë qenë fajtorë për një vepër penale kundër tij (shtetit), në gjendje të njerëzve të pafajshëm. Amnistia fiskale përkufizohet si: një program i përkohshëm i ofruar nga administrata tatimore që lejon tatimpaguesit të deklarojnë detyrimet ose pasuritë e fshehura duke marrë përfitime në reduktim dënimesh, interesash dhe penalitetesh, në këmbim të pagesës së një shume të caktuar tatimi.

Miratimi i amnistisë fiskale është një politikëbërje dhe shprehje konkrete administrimi. Kjo synon disa “modifikime të vogla” te modelit të pajtueshmërisë, duke përfituar disa të ardhura buxhetore afatshkurtra. Sistemi fiskal është përpjekje afatgjatë për të reformuar politikën tatimore dhe për të modernizuar administratën tatimore.

Përcaktimi juridiko – financiar “ Amnistia Fiskale “

Amnistia fiskale — zakonisht i referohet masave për falje totale ose pjesore të detyrimeve tatimore, penaliteteve, borxheve të papaguara ndaj shtetit, për subjekte ( biznese / individë ) që kanë evazion ose detyrime të mëparshme ndaj shtetit. Në disa raste, mund të përfshijë si amnisti financiare (detyrime tatimore), ashtu edhe amnisti penale — pra heqje e ndjekjes së penaliteteve ose ndjekjes për evazion, në këmbim të deklarimit të detyrimeve.  Megjithatë, amnistia fiskale është tejet  e debatueshme, sepse ajo shtron shumë dilema  për drejtësinë fiskale, për efikasitetin fiskal, për moralin tatimor, për barazinë midis tatimpaguesve, dhe për stabilitetin afatgjatë të financave publike. Amnistia fiskale ndodh për mbushjen e buxhetit me të ardhura në kohë të shpejtë dhe të shkurtër. Qeveria me amnistinë fiskale mundet të plotësoi nevojën e menjëhershme për të ardhura fiskale. Kjo tregon në një aspekt simptomat e një performance fiskale jo të mire , përmbushje të objektivave buxhetore, apo edhe një rënie ekonomike. Amnistia fiskale është një qasje evropiane me synimet e një qeverie te caktuar qe do të japë një model dhe mesazh për taksapaguesit, se tashmë pas amnistisë do të ndodhë ndryshimi i modelit të administrimit fiskal. Miratimi i amnistisë fiskale është një politikëbërje dhe shprehje konkrete administrimi. Kjo synon disa “modifikime të vogla” të modelit të pajtueshmërisë, duke përfituar disa të ardhura buxhetore afatshkurtra. Sistemi fiskal është përpjekje afatgjatë për të reformuar politikën tatimore dhe për të modernizuar administratën tatimore. Amnistia fiskale është një masë që ndërmerret nga shteti, në periudha p.sh. Në 15-30 vjet, sipas përvojës së vendeve të tjera perëndimore. Kjo u ofron tatimpaguesve mundësinë për të deklaruar vullnetarisht pasurinë, të ardhura, apo detyrime të fshehura, duke përfituar nga:

  • Ulja ose heqja e gjobave • Ulja e interesave • Legjitimimi i kapitalit të padeklaruar • Mos-nisja ose pushimi i ndjekjes penale.

Qëllimet e një amnistie fiskale janë: rikthimi në formalitet të bizneseve / individëve që ishin jashtë sistemit; mbledhja e të ardhurave të prapambetura për buxhetin publik; stimulimi i formalizimit të ekonomisë. Qëllimi kryesor është rritja e të ardhurave buxhetore, zgjerimi i bazës tatimore, formalizimi i ekonomisë, dhe riintegrimi i kapitalit të padeklaruar në qarkullimin financiar ligjor dhe rritjen e mirëqenien e shtetasve të vendit.

 Parimet që duhen respektuar

Në praktikën ndërkombëtare, amnistitë fiskale bazohen në këto parime: Parimi i përkohshmërisë.  Amnistitë duhet të kenë afat të qartë, të kufizuar (zakonisht 3–12 muaj). Nuk rekomandohet të përsëriten shpesh, sepse krijojnë pritshmëri të rreme.

Parimi i transparencës

Rregullat duhet të jenë të qarta, të publikuara, jo selektive. Procesi duhet të shmangë ato që quhen “amnisti të personalizuara”. Parimi i mos-diskriminimit. Zbatohen për të gjithë tatimpaguesit që përmbushin kriteret. Nuk lejohet përjashtim i përcaktuar politikisht.

Parimi i proporcionalitetit

Detyrimet e paguara gjatë amnistisë duhet të jenë të arsyeshme në krahasim me detyrimet që shmangen. Parimi i integritetit dhe anti-pastrimit të parave. Programi duhet të jetë i harmonizuar me:

– Direktivat e BE për AML (Anti-Money Laundering = Kundër Pastrimit të Parave )

– Standardet e FATF (Task Forca e Veprimit Financiar) janë një kornizë globale prej 40 rekomandimesh për luftimin e pastrimit të parave (AML), financimit të terrorizmit (CFT) dhe financimit të armëve të shkatërrimit në masë (përhapjes). Vendet duhet t’i zbatojnë këto standarde për të mbrojtur sistemet e tyre financiare nga abuzimi; ato përcaktojnë masa për vlerësimin e riskut, kujdesin e duhur ndaj klientit, transparencën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, dhe përditësohen rregullisht.

– Rregulloret për parandalimin e financimit të terrorizmit:  Parimi i mospërfshirjes së personave me rrezik të lartë.

Shumë vende përjashtojnë: – Zyrtarë të lartë publikë – Personat nën hetim penal – Subjekte të lidhura me korrupsion, pastrim parash ose krim të organizuar.

Qëllimi kryesor është rritja e të ardhurave buxhetore, zgjerimi i bazës tatimore, formalizimi i ekonomisë, dhe riintegrimi i kapitalit të padeklaruar në qarkullimin financiar ligjor dhe rritjen e mirëqenien e shtetasve të vendit.

Analiza e Amnistive Fiskale në Vendet e BE-së

Tendencat e Përgjithshme në BE ; BE-ja ka qenë gjithnjë kritike ndaj amnistive fiskale të tipit “falje totale”, duke rekomanduar: • Deklarim vullnetar me penalitete minimale, por jo zero • Heqjen e amnistive të vazhdueshme • Bashkërendimin me sistemet anti-pastrim parash.