DOSJA 339/ Nis seanca gjyqësore për komisionerët e Shijakut, akuzohen për manipulim zgjedhjesh

291
Sigal

Në Gjykatën e Durrësit ka nisur seanca gjyqësore për komisionerët e Shijakut, pjesë e dosjes “339”, të cilët akuzohet se kanë manipuluar zgjedhjet e 2017-ës. Gjyqtari i cili do të vendosë për fatin e komisionerëve është Rexhep Bekteshi.

Më herë ndërkohë nga çështja u tërhoqën Shpëtim Kaja dhe Eda Reka. SPAK pavarësisht hetimit, shpalli moskompetencë për çështjen.

Me argumentin, se nuk bëhet fjalë për grup të strukturuar, SPAK e delegoi dosjen në Durrës.

Më 28 korrik, Prokuroria e Posaçme, lëshoi 23 fletë-arreste për 22 komisionerë në Shetel dhe Rubjek, si dhe për një person të përfshirë në laboratorin e heroinës në Has.

Hetimi i SPAK regjistroi edhe një skandal, pasi dy prej të akuzuarve kanë ndërruar jetë tashmë. Ndërkohë 19 komisionerët, dyshohet se kanë lejuar shtetasin Armelind Zeza, që të votojë në emër të personave të tjerë.

Komisionerët i përkasin katër partive, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane.