Dorëzimi i armëve, “Siguria” shtyn amnistinë deri më 31 dhjetor. Lutaj: Rezultate mbresëlënëse

479
Komisioni i Sigurisë ka diskutuar në mbledhjen e sotme nismën e deputetëve për të shtyrë afatin e amnistisë për dorëzimin e armëve. Sipas kësaj nisme, kërkohet që amnistia të shtyhet deri më 31 dhjetor 2017. Afati i mëparshëm parashikonte përfundimin e amnistisë më 30 prill të këtij viti.
Deputeti Piro Lutaj tha se rezultatet e deritanishme të amnistisë kanë qenë mbresëlënëse.

“Janë dorëzuar vullnetarisht shumë armë. Rezultatet deri tani kanë qenë mbresëlënëse. Kjo ndikon në rritjen e sigurisë publike”, tha Lutaj.

Sakaq, edhe deputeti Qefalia tha se janë rreth 1400 armë të dorëzuara vullnetarisht gjatë kësaj periudhe amnistie.
Sigal