Dora kusare ndaj kuletës varfanjake të ushtarakëve

392
Sigal

Analizë nga Ismet Isufi, ish-ushtarak / Instituti i pa-Sigurimeve Shoqërore ka 28 vjet që është kthyer shtet mbi shtetin. Ushtarakët në lirim sot më shumë se kurrë ndihen të tradhëtuar, të mashtruar e të poshtëruar nga qeveria shqiptare me të pavërtetat e “detyrimeve” dhe ligji i faljes nr.156/2020 veç zhgënjimit tronditës, shoi dhe varrosi përfundimisht dhe atë fije shprese e besimi te e ashtuquajtura e majta politike. Kjo “Rilindje” që prej 8 vitesh është në pushtet, me këtë ligj tregoi qartë se ushtarakët paskan shkelur ligjin duke marrë pension, ccka vërteton thënien: ”Kujtuam se këta janë socialistë, por janë specialistë!

 

 

Dora kusare ndaj kuletës varfanjake të ushtarakëve

 Instituti i   pa-Sigurimeve Shoqërore – 28 vjet shtet mbi shtetitn

 Ismet Isufi, Ushtarak në pension

  • Skandali 28  vjeçar i ISSH me pensionet e ushtarakëve
  • Ushtarakët- të tradhëtuar, të mashtruar e të dikriminuar nga shteti shqiptar
  • Të pavërtetat e “detyrimeve” të ushtarakëve dhe ligji i faljes nr.156/2020

Askush nuk ka më mëdyshje se mbarë shqiptarët ndodhen para realitetit të hidhur, të pushtetit të 30 viteve të klasës sonë politike më të keqe, më të papërgjegjëshme, më të korruptuar në gjithë historinë e Shqipërisë. Aktualisht përjetojmë tmerrin e humbjes së identitetit njerëzor, bastartizimin e jetës në çdo aspekt, kur ky pushtet nuk njeh asgjë përveç lekut dhe kolltukut të vet. Të shkruash a të heshtësh ngjan sot njëlloj si dilema hamletiane “ Të rrosh, a të mos rrosh!” Heshtja përballë padrejtësisë është krim.“ Kurrë mos qëndroni si spektatorë përballë pandershëmrisë dhe budallallëkut! Varri do t’u japë mjaft kohë për të heshtur.” – shkruan Christofer Hitchens, filozof dhe gazetar britaniko-amerikan. Nga shtypi mësuam, se Kuvendi, me 97 vota pro, miratoi projekt-ligjn “Për faljen e detyrimeve që kanë ish ushtarakwt në skemën e pensioneve suplementare nga rillogaritja e pensioneve, në zbatim të ligjit nr.10142/2009, të ndryshuar”, inicuar nga Kryetari i Kuvendit, zoti Gramoz Ruçi. Në 4 nene, ligji përcakton se “këto detyrime janë të krijuar si diferencw nga rishqyrtimi i pensioneve(!) caktuar sipas vendimeve të gjykatave të formws së prerë; se shuma e detyrimeve falen, sipas gjendjes së mbetur, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji; se ISSH, ndjek procedurat përkatëse për tërheqjen e rekurseve/ankimeve pranë gjykatave përkatëse, me objekt ligji; së fundi, ngarkon Ministrinë e Financave dhe ISSH, për zbatimin e ligjit, i cili hyn në fuqi 15 ditë, pas botimit në Fletoren Zyrtare”. Doli Fletorja Zyrtare nr.3 , date 8.1.2021, dhe ky ligj hyn në fuqi më 23 janar 2021. KAQ ishte gjithë “dhurata” për ushtarakët në këtë fundviti!

Aktualisht përjetojmë tmerrin e humbjes së identitetit njerëzor, bastartizimin e jetës në çdo aspekt, kur ky pushtet nuk njeh asgjë përveç lekut dhe kolltukut të vet. Heshtja përballë padrejtësisë është krim

Ligji nuk pasqyron asnjë vwrejtje a propozim të përfaqësuesve të shoqatave të ushtarakëve, bërë me gojë e me shkrim organeve më të larta në 28 vite, apo ato shtruar dhe në Komisionin e Ekonomisë. Nuk befasohemi që s’u morën parasysh mendimet, tani në moshën tonë të pleqërisë. Por indinjohemi skajshmërisht, sa që ndjejmë neveri, për hipokrizinë e fyrjen e pameritituar, për injorim e poshtërim të dinjitetit e personalitetit të ushtarakëve në lirim, që u bëhet me këtë ligj, për të drejtën e tyre legjitime, bukën e gojës, të kontributit atdhetar për shumë vite, pikërisht nga karikatura e Shtetit tonë Demokratik. Ligji në fjalë, veç zhgënjimit tronditës, solli risi, u hapi më mirë sytë mijëra ushtarakëve, ngaqë ai shoi dhe varrosi përfundimisht dhe atë fije shprese e besimi te e ashtuquajtura e majta politike, ashtu si më parë edhe te e djathta, për të drejtën e tyre themelore jetike kushtetuese, pensionin, të mohuar për 28 vite rresht.

Qysh në ballë të ligjit shkruhet: “Falje e detyrimeve të ushtarakëve ndaj sigurimeve shoqërore, çka, për këdo, nënkuptohet qartë se ushtarakët paskan shkelur ligjin, kanë marrë të ardhura (pension) nga sigurimet shoqërore (shteti) në mënyra, mjete a forma të paligjshme. Ndaj po nëpërmjet “ligjit”, a vendime gjykate, detyrohen kryerjen medoemos të shlyerjes së detyrimit, pavarësisht dëshirës a vullnetit të tyre. Ndodhemi para “faktit të kryer”, (për mirësi apo ligësi), siç e paraqet me shkrim, firmë e vulë Qeveria e Legjistativi, pasi ISSH i Qeverisë e ka vetë Kuletën e pensioneve dhe s’ka kush e ndalon dorën e tij. Alogjizmi i skajshëm në këtë “fakt” qëndon se ata, që kanë “shkelur ligjin”, janë ushtarakë! Sipas ligjeve në fuqi, si të tillë, “shkelës ligji”, e para masë ndaj tyre duhet të ishte të mos jenë më ushtarakë. Veç shlyerjes së “dëmit” të shkaktuar , duhet t’u vihet edhe gjobë e të ndiqen dhe penalisht, për shkak të përfitimit të ardhurave në mënyrë të kundërligjshme, me pasojë dëmtim të Buxhetit e Shtetit (sigurimeve)!

Me të Majtën, “Rilindja”, prej 8 vite në pushtet, me këtë ligj u vërtetua katërcipërisht thënia Kryetarit të Kuvendit të parë Pluralist, Pjetër Arbënorit, i cili pati deklauar  para 28 vite:”Kujtuam se këta janë socialistë, por janë specialistë!

Po a është i vërtetë ky “fakt”? ABSOLUTISHT JO! Botërisht dihet se, si kudo, edhe tek ne, ushtarakët, janë shtresa më e zgjedhur, që përbën simbolin dhe krenarinë e kombit. Fisnikë, atdhetarë, të sacrificës deri me jetë, model i zbatimit me disiplinë të lartë të Kushtetutës, ligjeve, dhe rregulloreve .Ushtarakët, mbi 10 mijë, tashmë të dalë në lirim, nga viti 1992 e vijim, jashtë dëshirës e vullnetit të tyre, për shkak të Reformës në FA, nuk kanë kryer dhe nuk kanë asnjë mundësi të kryejnë veprime të kundërligjshme. Nuk kanë gënjyer, as mashtruar, as fallsifikuar dokumente, as përdorur forma e mjete të paligjshme për përfitim padrejtësisht të ardhura pensioni. Nuk kanë thyer e vjedhur arkën e sigurimeve shoqërore. Nuk i kanë marrë asnjë kacidhe në mënyrë të kundërligjshme, Buxhetit të Shtetit. Përkundrazi!

Indinjohemi skajshmërisht, sa që ndjejmë neveri, për hipokrizinë  e fyrjen e pameritituar, për injorim e poshtërim të dinjitetit e personalitetit të ushtarakëve në lirim,që u bëhet me këtë ligj3

Cilësimi i tyre “debitorë”, “borxhli”, “detyrim shlyerje“ etj.,- është tërësisht sa i pabazuar në ligj e në fakte, aq edhe alogjik, anormal, qëllimkeq e amoral, madje i turpshëm, për cilido person apo organ, që i cilëson si të tillë. E drejta e tyre për çdo lloj pensioni sanksionohet në Kushtetutë, në Statusin e Ushtarakut dhe ligjet specifike, në të cilat janë përcaktuar qartë kushtet, kriteret, formula e llogaritjes, masa e çdo lloj pensioni, dokumentacioni përkatës. Dokumentet për këto pensione janë të plota, të sakta e konformë ligjit, përpiluar e dërguar sigurimeve shoqërore nga organet kompetente, ministritë e linjës. Ata nuk kanë asnjë mundësi të ndërhyjnë për përmirësim, ndryshim, fallsifikim të dhënash në favor të tyre. Edhe arkën, madje dhe Kuletën mizerabël të çdo pensionisti, e kanë vetë sigurimet shoqërore. Ndaj ushtaraku nuk mund të bëjë asgjë vetë, për përfitim pensioni në mënyrë të paligjshme.

Për fatin mjeran të ushtarakëve dhe të mbarë shqiptarëve, në kushtet e mosekzistencës së Shtetit Ligjor, është ISSH, (sigurimet shoqërore), me saktë, Instituti i Pasigurisë shoqërore ai, që ka sjellë këtë kaos e katrahurë padrejtësie. Ai është, Dora më e Zezë e Qeverisë, e keqja e madhe, e kësaj gjendje anormale. Për 28 vjet rresht, i lënë jashtë çdo kontrolli e pandëshkueshmërie për shkelje ligji, ka “vrarë“ frikën dhe është trimëruar aq shumë, sa që nuk ka zbatuar kurrë asnjë nga 7 ligjet e kuadrit ligjor specifik të ushtarakëve. Zbaton zellshëm urdhërat antiligj, ç’ka e bën atë “Dorën vrastare”, që vret, jo me armë, po thjesht, me një copë letër e kalem, firmë e vulë të shtetit, që çdo orë e çdo ditë shpall “debitorë” dhjetra e që arrijnë mijëra ushtarakë varfanjakë.

Paligjshmëria e theksuar në ISSH, pasqyrohet në veprimtarinë e tij me tre standarde:1) Me dhjetra, të lidhur me parinë Parti-Pushtet dhe atë në ISSH, i marrin pensionin sipas ligji; 2) mijëra e marrin plotësisht, a pjesërisht, me vendime gjykate;3) me qindra mijëra fukarenj, marrin si e sa do ISSH, me pak sesa u njeh ligji. Këto s’janë shpifje, por fakte, që verifikohen lehtësisht nga cilido, janë në dosje të çdo ushtaraku apo civili, në arkivat e ISSH, i cili keqtrajton gjithë pensionistët. Aktualisht, për ta çrrënjosur njëherë e mirë, këtë të keqe, si individualisht dhe kolektivisht prej ushtarakëve ky shqetwsim mbarëpopullor, do t’i bëhet prezent, si objekt parësor, SPAK-ut, (që duhet ta marrë dhe me inisiativën e vet) gjithë veprimtaria e “Elitës” vendimmarrëse të ISSH në 28 vite, që ka bërë diskriminimin e pensionistëve, e sidomos mijëra ushtarakëve, ka kryer një veprimtari haptazi të kundërligjshme, u ka cenuar rëndë të vetmin burimin të ardhurash financiare, u ka ulur nivelin dhe cilësinë e jetësë, veprime që përbëjnë veprat penale të parashikuara nga nenet 15, 25, 248, 248/a, 253 etj të Kodit Penal. E thënë troç i ka dënuar me “vdekje të ngadaltë”, u ka prekur KULETËN, u merr kur do e sa do, ai u merr ngadalë firomën, JETËN, ngaqë nuk sigurojnë dot mjetet e domosdoshme bazë jetike, bukë, ujë, veshje, ilaçe, shërbim mjekësor, etj. “Elita” ISSH është trimëruar shumë nga tre pushtetet e korruptuar,( me lidhje të shumëfishta me to), saqë sillet si Sulltan i gjithfuqishëm. Për shkelje flagrante të ligjeve, në një Shtet Ligjor, sot do ishin pas hekurave. Por nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, edhe pse ka me mijëra ankime e vendime gjykatash. Janë shpërblyer me poste të larta në Bashki, Ministri, Qeveri, rreth Kuvendit e Presidencës. Ndaj, sa të sundojë kjo klasë politike, skajshmërisht e korruptuar, ISSH, tashmë si “Taks-Forcë” e Qeverisë, do mbetet për shumë kohë, Shushunja që thith përherë gjak, në trupin e skeletosur të mbarë pensionistëve varfanjakë!

Dora e dytë mbështetëse e ISSH, zhvatësit të pensionistëve, është Gjyqësori, tashmë i njohur botërisht si tejet i korruptuar, që nuk jep drejtësi, por dreqësi. Për të kundërshtuar mosdhënien e pensionit në kohën dhe masën e parashikuar nga ligji, pas vitit 2004, mijëra ushtarakë “pushtuan” dyert e gjykatave. Deri sa gjykatat, ishin normale, pa infektuar aq shumë nga virusi korrupsion, u dha të drejtë gati 5 mijë ushtarakëve, fituan pensionin plotësisht apo pjesërisht dhe morën lekët e mbajtura padrejtësisht këtu e 5a10 vjet më parë. Këta ushtarakë, dolën kreditorë, ndërsa ISSH- debitor! Për moszbatim ligji, automatikisht, ISSH delte debitor dhe ndaj mijëra ushtarakëve, që nuk kishin takatin e luksin t’u drejtohen gjykatave. Ata fakirë morën fare pak pension,SA, KUR e SI deshi ISSH, nën urdhërat me gojë e të padokumentuar të Qeverisë: “Sa më pak pension!”

Me daljen e ligjit nr.10142/2009, dhe krijimin e gjykatave administrative, virusi korrupsion “pushtoi” gjithë gjykatat, përfshi Gjykatën Kushtetues, (Vendimi nr.2/2013 i saj). “Elita” Parti- Pushtet e Qeverisë Berisha, siguroi sundimin absolut mbi të tre pushtet. Iu dha mundësinë e “artë” ISSH, t’i përligjn veprimet e kundërligjshme, që nëpërmjet një rillogaritje të re (!), e formule të re, që nxorri mbarë armatën e ushtarakëve në lirim “debitorë”, kjo një hakmarje e diskriminim i pastër politik . Askush veç ushtarkëve, s’e ngriti zërin! Përse bëhet kjo rillogaritje e re, e pensioneve të para 10 viteve? Kuptohet, jo për mirësi, por për ligësi! Gjykatat, edhe pse në trysni, nuk mohuan të drejtat e ushtarakëve, dhanë më pak, pjesërisht të drejta e pensioneve, nuk i nxorrën ata kurrë debitorë, por kreditorë dhe urdhëruan ISSH t’u kthejë ushtarakëve lekët e mbajtura paligjshmërisht. Por, vendimi gjyqësor më skandaloz, masakrues e poshtërues për ushtarakët, që i shpall dukshëm “borxhli”, “debitorë “, pothuaj të gjithë, – është Vendimin Unifikues nr.3, dt.24.11.2016, i Gjykatës së Lartë, e korruptuar deri në palcë,sot jashtë sistemit të Drejtësisë. Ajo kaloi deri në absurd! Në kundërshtim të hapur me Kushtetuten dhe ligjin organik, si dhe me tërë praktikën e Gjykatës për disa dekada, madje me tërë praktikën e saj deri para asaj dite (24.11.2016), injoroi dhe gjithë praktikën gjyqësore të shkallës të parë e të dytë të gati 5 mijë ushtarakëve, në trajtimin e pensioneve. Bëri skandalin më madh, jashtë çdo logjike ligjore merr kompetencat e Ligjvenësit e të Gjykatës Kushtetuese dhe urdhëron gjykatat e faktit moszbatimin e 7 ligjeve në fuqi të kohës. Jashtë çdo logjike të shëndoshë morale, urdhëron si moszbatimin e ligjeve, por bën ligj vetë, duke urdhëruar që“Masa e pensionit të parakohshëm të ushtarakut të mos kalojë pensionin maksimal të pleqërisë në shkallë vëndi”. Pra, haptazi, në mënyrë flagrante të kundërligjshme, çertifikon si të ligjëshme, pikërisht vendimet absurde administrative të ISSH, qysh nga viti 1999 e deri sot, e cila me urdhër e jo me ligj, këtë masë, apo më pak, u ka dhënë çdo ushtaraku, që u ankuan gjyqësish, duke u mohuar kështu të drejtën e tyre, në masën që parashikon ligji. Shkurt ,Gjykata e Lartë, nën urdhërat e ISSH (Qeverisë), i kthen të gjithë ushtarakët nga kreditorë në debitorë, nga viti 1999 e deri sot. Jo pa domethënie është ajo Heshtje Varri nga Qeveria e ministritë e saj (e Mbrojtjes, e Brendshme, e SHIK-ut dhe e Drejtesisë), për këtë lloj maskarade ndaj ushtarakëve. Ky është thelbi i Vendimit Unifikues i të Lartës sonë Gjykatë, që ka trimëruar ISSH, Beniaminin e Qeverisë, tepër i zellshëm në ekzekutimin e vendimeve të gjykatave, skajshmërisht të korruptuara, në zbatim të këtij vendimi antikushtetues, për t’u vjelë-vjedhur frutet, detyrim-shlyerjet prej pensionit. Tani, në fundjetë ushtarakëve krahas halleve të moshës së pleqërisë dhe Covid19, u duhet të përballojnë dhe rrezik Covid 28 vjeç të ISSH, u mban 100% pensionin suplementar. Thënë ndryshe, Qeveria përmes ISSH e gjyqësorit, frikëson: “Po u ankuat gjyqësisht, do shpalleni borxhli Ju madje dhe pasardhësit Tuaj!”

Ligji nr.156/2020, veç zhgënjimit tronditës, shoi dhe varrosi përfundimisht dhe atë fije shprese e besimi te e ashtuquajtura  e majta politike, për të drejtën e tyre themelore jetike kushtetuese, pensionin, të mohuar për 28 vite rresht

Më e çuditshme dhe anormale është faktit që,për të njëjtën çështje, e për të njëjtin person kemi dy vendime gjykatash, të dyja të formës së prerë. Nga një anë, vendimet e gati 6000 ushtarakëve që kanë fituar të drejtën e tyre, sipas ligjit, prej vitit 2004 deri 23.11.2016, pra nga Gjykata , përfshi dhe vetë Gjykatën e Lartë, janë shpallur kreditorë. Nga ana tjetër, po nga këto vendime, sipas vendimit absurd nr.3/2016 të Gjykatës së Lartë, kthehen vetëm 847 vendime, (në mënyrë selektive, të atyre pa taraf), nga cilat janë ekzekutuar 197 dhe 650 janë në proces, ku gjykatat e korruptuara, zbatojnë këtë vendim, ushtarakët i kthejnë nga kredtorë në debitorë. Për të njëjtat ligje në kohë, për të njejtin person kemi dy vendime gjykatash, dy standarde, i pari i cilëson kreditorë dhe i dyti debitorë. Pra, kemi një kaos, një anormali. Më saktë, RRUMPALLË!

Vijon nesër