Dokumenti për integrimin: Qeveria pranon “largimin e trurit”, mosbesimin te institucionet, korrupsionin, shërbimet, gjakmarrjen

86
Sigal

Dokumenti zyrtar i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrimin Evropian është ndër të paktët ku Qeveria shqiptare pranon fenomenin e largimit të të rinjve, veccanërisht të brain drain, apo largimit tw trurit. Në dokument scan ka zbardhur se qeveria analizon 5 faktorët kryesorë të migrimit.

Së pari largimin për arsye ekonomike, pabarazinë, kushtet e vështira të jetesës dhe shërbimet.

Së dyti, sigurinë publike: Përballje me valw të mëdha emigracioni, familje me kushte të mira ekonomike që preferojnë emigrimin;

Së treti mungesën e besimit tek institucionet: Qytetarët bwhen mw skeptikw në lidhje me përmirësimin e situatës nw vend, korrupsioni i pranishwm dhe mosfunksionimi normal i organeve ligjzbatuese, si edhe vështirësia e hasur nw ndërtimin e aktiviteteve private zbehin dhe ndikojnë negativisht nw joshjen e emigrantëve, të cilët kanw synim kthimin dhe vendosjen në vendin e tyre;

Së katëri, Mungesa e vizionit: Transparenca, vendosja e një ure komunikimi midis qeverisë dhe qytetarwve, nocioni gjithëpërfshirës, prekja reale e ndryshimeve, qartësia nw vizion dhe mungesa e një plani konkret pwr të zhvilluar vendin e tyre, duke shtuar dwshirën për qwndrim dhe zbehur dwshirën për largim;

Së pesti, Gjakmarrja: si njw fenomen i njohur nw Shqipëri, ndonëse shkakton njw përqindje të vogwl të emigrimit.

“Fenomeni Brain Drain1 largimi i profesionistëve, inovatorëve, të rinjve/rejave të arsimuar/a për një jetë më të mirë, kushte me të mira ekonomike nga një shtet nw një shtet tjetër është fenomen, i cili ndodh nw shtete në zhvillim dhe verehet dukshwm në realitetin shqiptar. Largimi i personave të arsimuar dhe tw kualifikuar nga vendlindja, konsiderohet si një humbje dhe dëm i madh i zhvillimit social-ekonomik, pasi etiketohen si forca kryesore e zhvillimit të një vendi, fuqia e tij pwr të ecur në drejtimin e duhur”, konkludon në dokumet qeveria.