“Doja të hidhesha se nuk rri dot më brenda”, i ngujuar nga koronavirusi, i riu tenton të hidhet nga pallati

64

Ndodh edhe kështu në këto ditë të vështira jo vetëm për shqiptarët por thuajse gjithë botën, e cila është izoluar ose kufizuar për shkak të koronavirusit.

Pikërisht kufizimi ka qenë edhe arsyeja e ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një 28-vjeçar tentoi të hidhej nga kati i pestë. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se i riu ka dashur të dalë jashtë nga shtëpia duke thyer kështu urdhrin e qeverisë dhe rrezikuar një gjobë të majme por bashkëshortja nuk e ka lejuar duke e mbyllur brenda.

Pasi ka provuar disa herë të dalë, në gjendje të rënduar psikologjike ai ka tentuar të hidhet nga dritarja por gruaja e tij ka njoftuar policinë e cila i ka ardhur në ndihmë duke e futur sërish brenda në shtëpi. “Doja të hidhesha. Nuk mund të rri dot më brenda”, ka thënë i riu pasi është shpëtuar nga policia.

Informacion paraprak
Më datë 19.03.2020, rreth orës 15:00, si rezultat i një reagimi të menjëhershëm i sherbimeve të Policisë së Rendit pasi konstatuan se një shtetas po tentonte të vet’hidhej, nga kati i 5 i një pallati, në lagjen nr 1, Durrës, u bë i mundur shpëtimi në kohë i shtetasit S.M.,28 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.