Doda: DHL kreu masakër, paleta të tëra me fletë votimi u hodhën në magazina dhe të tjera nuk u shpërndanë asnjëherë

 

Kështu si është bërë një masakër e vërtetë, por masakra më e madhe ka qenë nga DHL-ja. Ajo ka bërë një masakër shumë të madhe, sepse nuk e ka shoqëruar votën, votat janë hedhur në mënyrë e të pa papërgjegjshme fare,  sepse janë lënë aty mbas deret e nuk janë kërkuar se kush është personi, kush ka dashur ka shkuar ka marrë zarfe sipas dëshirës.

 

NOA

Kryetari i PD-së në Itali, Bardhok Doda, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Kafe Shqeto”, deklaroi se skandali me shpërndarjen e fletëve të votimit nga DHL dhe administrimin e procesit nga KQZ-ja nuk është një opinion personal, por një realitet i verifikuar në terren nga vetë emigrantët dhe strukturat e PD-së në Itali.

Sipas Dodës, në disa zona të Italisë sidomos në Romë dhe rrethinat e saj tone të tëra me zarfe votimi nuk kanë mbërritur kurrë te votuesit shqiptarë të regjistruar, duke u braktisur në magazina apo pas derës së qendrave të shpërndarjes.

 

Ai solli si shembull rastin e Monterotondos, ku dy paleta të plota me fletë votimi nuk janë shpërndarë asnjëherë.

Doda u shpreh se qindra shqiptarë të diasporës janë detyruar të udhëtojnë me dhjetëra e qindra kilometra për të marrë vetë zarfin e votës, për shkak se DHL jo vetëm që nuk ua ka dorëzuar fletët e votimit në shtëpi, por i ka mbajtur qëllimisht në depo, duke ua bërë pothuajse të pamundur pjesëmarrjen në zgjedhje.

Ai theksoi se kjo situatë ka krijuar një “masakër elektorale”, ku mijëra vota të diasporës janë zhdukur, shpërndarë në mënyrë të pakontrolluar ose lënë pa pronar.

Sipas Dodës, kjo nuk është rastësi: duke qenë se shumica e shqiptarëve të larguar janë të pakënaqur me qeverinë aktuale dhe mbështesin ndryshimin politik, pushteti ka bërë çdo përpjekje që vota e diasporës të mos vijë në Shqipëri.

Pjesë nga deklarata:

“DHL, KQZ për mendimin tim, ose më saktë me atë çfarë kemi parë dhe kemi konstatuar nga afër, ka qenë skandal total.

Sepse ne disa denoncime i kemi bërë, i kemi dërguar te Partia Demokratike, vetëm në Romë ka pasur raste që tonelata votash janë flakur dhe nuk janë nuk janë dorëzuar kurrë tek votuesit shqiptarë, tek votuesit të regjistruar shqiptarë, që ishin me numërim.

Vetëm në një vend në Monterotondo, këtu në Romë, nja dy bankale me fletë votimit nuk janë shpërndarë kurrë tek votuesit.

Dhe ka pasur njerëz që kanë kërkuar, demokratë që kanë shkuar me qindra kilometra për të shkuar për të tërhequr vetë votën, sepse DHL-ja nuk e çonte votën tek tek votuesi, por e mbante aty, që në mënyrë që votuesit mos të kishin mundësinë që të hedhin votën, të drejtën e tyre për ndryshimin në Shqipëri.

Pastaj nuk kishte mund të kishte se si mund të ndodhte ndryshe. Duke parë influencën e shqiptarëve të diasporës që ishin demokratë, se shumica janë demokratë që do të përzënë nga Shqipëria, janë demokratë se Edi Rama vetëm në në 13 vitet e fundit ka ka dëbuar nga Shqipëria dhe ka larguar nga Shqipëria 1 milion e 100 mijë shqiptarë.

Dhe shumica e atyre janë demokratë, ose në qoftë se nuk janë demokratë janë për ndryshimin e kombit, janë për ndryshimin e e politikës në Shqipëri.

Ai normalisht se ka lëvizur çdo lloj guri siç i themi ne ose çdo lloj karte që mundësisht që mos të vinte vota në Shqipëri, mos të vinte për Partinë Demokratike apo për ndryshimin, por të shkonte për interesat e tij personale.

Është shumë e vërtetë dhe pjesa e patronazhistit ose pjesa e të cënuarit direkt aty ku domethënë ishe i detyruar që t’i jepje votën, sepse ka ndodhur me mua me disa raste kur më kanë thënë më heqin vëllain nga puna, ose e kam vëllain polic, në qoftë se nuk i çoj votat e vëllait ose të tjera ose të tjera, mendo do më heqin vëllain nga puna dhe pastaj ai , ka katër fëmijë.Jo vetëm policë edhe  punë të tjera shtetërore.

Kështu si është bërë një masakër e vërtetë, por masakra më e madhe ka qenë nga DHL-ja. Ajo ka bërë një masakër shumë të madhe, sepse nuk e ka shoqëruar votën, votat janë hedhur në mënyrë  të pa papërgjegjshme fare,  sepse janë lënë aty mbas dere e nuk janë kërkuar se kush është personi, kush ka dashur ka shkuar ka marrë zarfe sipas dëshirës.

Janë bërë nënkontrata me disa kompani të tjera që i ka bërë DHL-ja, por kjo faktikisht nuk është pjesë që unë mund ta trajtoj, sepse ne i kemi dërguar në denoncimet e Partisë Demokratike dhe eksponentëve të saj që merren dhe janë marrë me këto punë”.