‘Do vijojnë punën kundër krimit të organizuar’, qeveria i jep edhe 40 milionë lekë OFL-së

287
Sigal

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, ka njoftuar se qeveria do t’i japë edhe 40 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit strukturës më të re policore, OFL (Operacioni Forca e Ligjit).

Përmes një shënimi në facebook, Denaj deklaron se Akti Normativ i Buxhetit mbështet edhe me 40 milionë lekë Operacionin Forca e Ligjit në mënyrë që të vijojnë punën e tyre kundër krimit të organizuar.

Më herët qeveria rishikoi buxhetin e vitit 2020 dhe parashikoi një fond prej 40 milionë lekësh që do të mundësojë sigurimin e organikës së mjaftueshme për strukturën e re të OFL-së prej 87 efektivësh.