“Do t’i mbahen 70 mijë lekë secilit”, paralajmëron deputetja e PD-së: Mësuesit e Belshit ngrihen në protestë nesër

224
Sigal

Ironike apo jo? Ndërkohë që në Arsim flitet për rritje pagash, qeveria nuk ka fonde të paguaj as ato aktualet
Prej kohësh mësuesit e ZVAP Belsh kanë probleme me pagën, e sikur të mos mjaftonte kjo:
– Nga muaji shtator do t’ ju mbahen 70 mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për tu paguar siç duhet
– Kjo ZVAP ka pa likujduar muaj paratë e transportit për çdo mësues
Ditën e nesërme, mësuesit e kësaj ZVAP do të protestojnë për të drejten e tyre,të pagës.
Do të protesojnë për dinjitetin e tyre.
Për këtë do të dorëzojnë dhe një kërkesë pranë kësaj zyre arsimore me qëllim sqarimin dhe zgjidhjen e kësaj problematike.
Deri në pritje të përgjigjes, për ti vlerësuar denjësisht mesuesit,jo vetëm nëpër rrjete sociale!
Qeveria që duam!