Do të mbizotërojë moti me diell, si do të ndryshojnë temperaturat sot

249
Sigal

Dita e mërkurë parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh.

Në orët e mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Në orët e mëngjesit përgjatë luginave prezencë të mjegullës.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitoje shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 11/20 Diell re

Kukës 9/19 Diell re

Lezhë 11/21 Diell re

Dibër 8/14 Diell re

Durrës 12/22 Diell re

Tiranë 12/21 Diell re

Elbasan 11/21 Diell re

Berat 8/22 Diell re

Vlorë 13/21 Diell re

Korçë 6/16 Diell re

Gjirokastër 5/19 Diell re

Sarandë 10/22 Diell re.