Djali i kthyer nga Italia infekton prindërit me koronavirus, dezinfektohet i gjithë pallati

439
Sigal

Dy rastet e reja të infektuar me koronavirus në qytetin e Elbasanit, kanë ardhur si pasojë e kontaktit të dy prindërve me djalin e tyre, i cili ishte kthyer para disa ditësh nga Italia.

Korrespondentja e “Panorama”, në Elbasan, Miranda Sadiku bën të ditur se shtetasi 31 vjeçar me inicialet V.M, banues në Tiranë ka rezultuar pozitiv ndaj virusit COVID 19.

Ai është takuar me dy prindërit e tij në Elbasan, banues në lagjen 5 maji. Nga rezultatet e kryera, rezulton se prindërit e tij, nëna 57 vjeçare dhe babai, 58-vjeçar kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mësohet se pasi është zbuluar rasti i infektimit të dy prindërve, i gjithë pallati është dezinfektuar, ndërkohë që edhe fqinjët i janë nënshtruar analizave.

Korrespondentja e Panorama, bën të ditur se 31 vjeçari është prej dy ditësh i shtruar në spitalin infektiv.

Të dhënat sipas Ministrisë së Shëndetësisë

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast
Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.