Dita nisi me shi në Tiranë, po si do jetë moti në bregdet. Ja ç’thonë sinoptikanët

148
Sigal

Mengjesi i sotem nisi me reshje te lehta shiu ne Tirane, me nje mot te fresket dhe te vrenjtur, ashtu sic edhe ishte parashikuar nga sinoptikanet.

Sherbimi Meteorologjik ben me dije se vranesirat do te pasohen nga reshje shiu e shtrëngata të përkohëshme.

Por, kjo nuk do prishe totalisht planet e atyre qe sot kane zgjedhur bregdetin, pasi parashikohet mot me diell dhe me vranesira kalimtare.

Parashikimi 

Ditën e shtunë në bregdetin veriperëndimor vranësirat e dendura do të pasohen nga reshje shiu e shtrëngata të përkohëshme.

Kjo situatë do të jetë në alpe dhe përgjatë maleve, ku në formë të izoluar parashikohen dhe shtrëngata me rrufe. Mot me diell e vranësira kalimtare parashikohet përgjatë pjesës tjetër bregdetare.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.